Atentati ndaj boksierit në Shkodër/ Si nisi konflikti mes familjeve Bruçi dhe Kajoshi

schedule14:58 - 7 Shtator, 2024

schedule 14:58 - 7 Shtator, 2024

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen në Shkodër dhe për konfliktin mes familjeve Bruçi dhe Kajoshi.

Gjashtë shtetas janë përfshirë në konfliktin e një dite më parë në Shkodër ku u godit me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi 62 vjeç, i cili pas mjekimit ka lënë spitalin duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi shtetasin Edmond Sakicaj ndërsa janë shpallur në kërkim djali i tij Izmir Sakicaj, Arlind Kajoshi, Samuel Trashani të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia po ashtu ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Alban Bruçi, djali i të dëmtuarit Vladimir Bruçi dhe Samet Halluni. Rreth 15 minuta përpara se të goditej 62-vjeçari, policia dyshon se shtetasi Alban Bruçi në afërsi të banesës së tij është konfliktuar me të arrestuarin Edmond Sakicaj për një parkim në rrugën “Pogej” në Shkodër.

Vladirim Bruçi është babai i Alban Bruçi i shpallur ne kërkim si autor i atentatit te sotëm. Ndërsa Arlind Kajoshi është vëllai i Arjon Kajoshi i cili u përfshi ne konflikt me shtetasin

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!