Tiranë/ Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga autori i atentatit të Bujar Nasufit

schedule16:55 - 13 Janar, 2025

schedule 16:55 - 13 Janar, 2025

Konfliktet Brenda familjes për çështje pronësie, kjo është pista ku është përqendruar grupi I hetimit për vrasjen e Bujar Nasufit mbrëmjen e 12 janarit në rrugën Myrte Zeneli rreth orës 20:40 të mbrëmjes.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë, në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës”, policia ka gjetur një motor të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Motori i djegur po i nënshtrohet një ekspertize nga policia e Tiranës, për të parë nëse në të gjenden gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Bujar Nasufit. Pranë vendit ku u gjet motori I djegur, policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e autorit të dyshuar.

56-vjeçari, babai I një djali 6 vjeç ishte duke parkuar mjetin e tij vetëm 50 metra larg banesës, kur u përball me breshëri plumbash nga një person ende i paidentifikuar i cili dyshohet se po e priste objektivin e tij dhe e kishte ndjekur prej disa orësh përpara vrasjes.

Dëshmitare ka qenë bashkëshortja e të ndjerit e cila ka dhënë një deklaratë të shkurtër mëngjesin e 13 janarit, pasi ende është në gjendje të rënduar psikologjike. Edhe disa qytetarë e banorë të zonës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Oficerët e policisë gjyqësore do të marrin deklaratat e plota edhe të dy vëllezërve të 56-vjecarit, por edhe anëtarëve të tjerë të fisit Nafusi.

56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën e pallatit me shigjeta që prej viti 2003, aty pranë ishin dhe 2 bizneset e vëllezërve të 46-vjeçarit.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në zonë dhe po rindërton itenerarin që ka ndjekur autori i cili ishte veshur si shpërndarës picash dhe  dyshohet se ka vepruar i vetëm.

6 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, teksa është marrë dhe telefoni celular i viktimës dhe do të zbërthehet për të parë nëse ndihmon grupin e hetimit për zbardhjen e ndonjë informacioni të vlefshëm. Bujar Nasufi rezulton një emër i pa skeduar nga policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!