Atentati ndaj Ardjan Çapjas, Hoxha: Kush mund të realizojë qitje nga 250 m distancë

schedule18:17 - 8 Qershor, 2020

schedule 18:17 - 8 Qershor, 2020

Gazetari Artan Hoxha në studion e “ABC News” ka komentuar konfliktet në Elbasan duke u fokusuar të atentati i tretë që iu bë Ardian Çapjas mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

“Ardian Çapja është nje personazh qe ruhej fort, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti godasesh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, paradite, si duket nje orar rutine kur dalin nga banesat. Pikerisht kjo rutine, i ka ndihmuar qitësit”, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu Hoxha theksoi se në këto lloj atentatesh, snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, pra janë qitës të specializuar.

“Ardiani është Truri i fisit Çapja, kush mund të realizojë një qitje me 250 m distancë. Zakonisht snajperët godasin objektivat e vështirë. Që kanë mbrojte të rreptë. Sigurisht për të bërë një goditje të tillë zgjidhet një vrasës profesionist.

Snajperistët më të përgatitur për situata të tilla, janë ish ushtarakë ose ish-pjesëtarë të forcave speciale. Aktualisht janë 3 snajperistë, ish-ushtarake që janë në kërkim në gjithë Shqipërinë.

Në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, janë qitës të specializuar, që masin edhe shpejtësinë e erës kur qëllojnë dhe kanë parasysh edhe elementë të tjerë atmosferike, për të kryer qitje të saktë”, tha Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!