Atentati ndaj administratorit të shkollës në Tiranë, u qëllua me 3 plumba, lloji i armës së autorit

schedule12:37 - 18 Janar, 2022

schedule 12:37 - 18 Janar, 2022

Me 3 plumba është qëlluar drejt makinës së 63 vjeçarit Lulëzim Masha, administratorit të një shkolle private në Tiranë të cilit iu bë atentat me armë zjarri te Liqeni i Thatë.

Dy prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo silenciator. Pritet të merret dëshmia për të ndihmuar hetimet mbi zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: Atentat pronarit të shkollës private në Tiranë? Si u shpëtoi plumbave 63 vjeçari, autori iku në këmbë

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 te nënkalimi i Liqenit të Thatë, shumë pranë vendit të punës së Mashës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!