Atentati me tritol në kryeqytet, Salianji: Qeveria përkëdhel bandat, Shqipëria vend i pasigurt

schedule22:20 - 15 Shtator, 2020

schedule 22:20 - 15 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për dy ngjarjet që tronditën kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të marte.

Salianji vë theksin tek mungesa e sigurisë ndërsa shprehet se qeverisja është degraduar.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Zbulohet “shënjestra” e atentatit në Tiranë, tritoli iu vendos vëllait të ushtarit të Met Kananit

Me kryeministrin Edi Rama, sipas tij Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar.

Lexo edhe: Ekzekutimi në Bathore, viktima e divorcuar prej 4 vitesh, konflikti nisi kur po largohej nga shtëpia e ish-burrit

Reagimi:

Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar!

Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfërit!

Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!

/abcnews.al/