Atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”, si është gjendja e 51 vjeçarit

schedule08:51 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:51 - 16 Shtator, 2020

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Abc News se për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

Ndër të tjera gazetarja bën me dije se automjeti në të cilin kishte ndodhur shpërthimi ishte në pronësi të të afërmve të 51 vjeçarit. Ndërkohë sasia prej rreth 400 gram tritol ishte vendosur në anën e pasagjerit vend ku ditët e fundit ishte parë të qëndronte Preng Gjini.

51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë. Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar. Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim.Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja e Abc News.

LEXO EDHE: Atentati me tritol te “Vasil Shanto”, zbardhen kamerat e sigurisë dhe veprimet e 51 vjeçarit para shpërthimit

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.

Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

LEXO EDHE: Atentati me tritol tek “Vasil Shanto”, zbardhen pistat hetimore

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh. Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, ka thënë ajo. e.su./abcnews.al