Atentati me dy të plagosur/ Policia Vlorë zbulon dinamikën: Si ndodhi krimi, lokalizuam automjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët

schedule22:35 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 22:35 - 18 Dhjetor, 2024

VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje për plagosjen e dyfishtë në lagjen” 24 maji”.

Sipas tyre, në automjet tip Benz ishte Kevin Hajrulla, i cili dyshohet si shënjestra e atentatit kurse i plagosuri tjetër Armand Spahiu ndodhej në afërsi të ngjarjes.

Më tej, Policia konfirmon se në fshatin Panaja, është gjetur i djegur automjeti, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Kevin Hajrulla 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi Armand Spahiu., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!