Tronditet Vlora. Një atentat është kryer këtë mbrëmje në lagjen “24 Maji”. Shënjestër e këtij atentatit mësohet se është 30-vjeçari Kevin Hajrulla. I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë i plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një person i rastit, Armand Spahiu, i cili gjithashtu ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekës.
Lidhur me këtë ngjarje, një dëshmitar i rastit, ka thënë për ABC News se janë tronditur nga ngjarja. AI ka treguar se pas të shtënave me armë, janë ulur menjëherë, dhe se janë shqetësuar nga ngjarja.
“U shtriva barkas. Armand Spahiu që u plagos rastësisht di që që punon këtu. U shtriva menjëherë dhe nuk pashë gjë”, ka thënë ai.
/abcnews.al/