Atentati mafioz në Kurbin/ Policia hap kamerat e sigurisë së firmës, dyshohet për tre persona të përfshirë në krim

schedule11:25 - 10 Shkurt, 2024

schedule 11:25 - 10 Shkurt, 2024

Kurbini u trondit të shtunën nga një ngjarje e rëndë ku një 70-vjeçar me profesion ekonomist humbi jetën dhe u plagosur pronari firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi.

Pronari dhe punonjësi i firmës u qëlluan në ambientet e zyrave. Gazetari i ABC News, Ervin Leka, nga vendi i ngjarjes, raporton se Policia ka administruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre perona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë.

Policia  e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që pa pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij.

Ardian Gjeloshi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majtë ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!