Atentati mafioz ndaj Behar Sofisë në Tiranë: Si u largua autori dhe pistat e mundshme

schedule11:48 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 26 Shkurt, 2021

Pasi qëlloi dy herë për vdekje objektivin Behar Sofia, autori është larguar në këmbë drejt Rrugës së Elbasanit, ka marrë një biçikletë dhe më pas është larguar. Më tej, gjatë rrugës ai është fshehur nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia dyshon se mund të jetë larguar me një automjet që nuk i janë identifikuar ende targat.

Mësohet po ashtu, se veç pistës që lidhet me të kaluarën e Sofisë dhe të vëllait të tij në trafikimin e drogës, një pistë tjetër mund të jetë edhe ndonjë konflikt i mundshëm banal pasi autori nuk ka qenë qitës profesionist.

66-vjeçari Behar Sofia u qëllua me një model shumë të vjetër pistolete, tip TT me silenciator.

Sakaq, familjarët e viktimës, të pyetur në polici kanë thënë se kohëve të fundit a i nuk ka pasur konflikte me njëri, ndërsa treguan se 66-vjeçari kishte dalë për të pirë kafe e më pas do të merrte disa ilaçe në farmaci, pasi sapo kishte kaluar koronavirusin. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!