Atentati i tretë, del nga reanimacioni Ardian Çapja. Kjo është kërkesa që i bëri mjekëve

schedule13:33 - 10 Qershor, 2020

schedule 13:33 - 10 Qershor, 2020

Ardjan Çapja i ka shpëtuar pa rrezik për jetën atentatit të tretë të bërë ndaj tij.

Dy ditë pasi u qëllua me snajper teksa qëndronte në banesën e tij, Çapja ka dalë nga reanimacioni pas ndërhyrjes kritike që iu bë për nxjerrjen e plumbit tejshpues që e preku shumë pranë zemrës.

Abc News mëson se ai i kërkuar mjekëve që të dalë nga spitali dhe të trajtohet në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Ardjan Çapja u qëllua në shpatull me snajper, çfarë gjeti policia në makinën e djegur të autorëve

Ai po mbahet në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve. Çapja u qëllua mëngjesin e të hënës nga disa persona që ishin vendosur në distancë 150 metra në distancë ajrore në Kodrat e Krastës.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt Tiranës për një trajtim të specializuar mjekësor.

Ky është atentati i tretë i bërë ndaj Ardjan Çapjas./abcnews.al