Policia ka nisur një aksion për krehjen e zonës, ku ndodhi atentati në Lezhë që i mori jetën Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij. Dyshimet janë se autorët mund të kenë lëvizur drejt fshatit Torovicës.
Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke udhëtuar nga Lezha për në shtëpinë e tyre. Por u është bërë pritë dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.
Policia ka rrethuar zonën, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


