Një nga rafineritë më të rëndesishme të naftës në Libi ka qenë objekt sulmi. Zyrtare te Ushtrise vendase ia atribuon ISIS-it këtë akt. Menjëherë pas shpërthimit, çmimi i naftës është rritur duke shënuar një rekord të ri.
Atentati që provokoi ndërprerjen e punës në një nga rafineritë më të rëndësishme në Libi mund të jetë vepër e ISIS. Pavarësisht se ende askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, burime të forcave të sigurisë në vend të cilët ruajnë rafineritë më të rëndësishme në vbend akuzojnë militantët e shtetikt islamik të cilët janë ende aktivë në zonë. Menjëherë pas atentatit çmimi i naftës është rritur duke shënuar një rekord të ri që nga 2015.
Cmimi i naftës në Uoll Strit është rritur me më shumë se 2.50% duke shënuar 59.9 dollarë për fuci. Rafineria e goditur nga shpërthimi i përket një kompanie private e cila deklaron se prodhon 260 mijë fuçi nafte në ditë./abcnews.al