Atentat në derën e shtëpisë, kush ishte 26 vjeçari i vrarë në Vlorë

schedule09:31 - 24 Maj, 2020

schedule 09:31 - 24 Maj, 2020

25 vjeçari i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë ishte fëmija i vogël i familjes Breshaj. Gazetari Elton Nika bën me dije për Abc News se dyshohet se autorët i kanë zënë pritë Kristin Breshanjt, në derën e shtëpisë dhe qëlluan me 10 plumba ndaj tij, por vetëm 5 prej tyre çanë trupin e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia deri më tani po heton në lidhje me dy pista në lidhje me atë që bënte i riu në Belgjikë dhe ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë pasur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë.

Lexo edhe:Ekzekutohet me armë 25 vjeçari, shoqërohen 12 persona në Vlorë

Banorët e zonës janë shprehur se 25 vjeçari nuk njihej si një person problematik, për to ai ishte i urtë dhe djalë i mirë. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije për Abc Neës se dyshohet se në makinë kanë qenë dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!