Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

schedule13:00 - 10 Tetor, 2022

schedule 13:00 - 10 Tetor, 2022

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Ragusës.

Sipas medieve italiane, 39-vjeçari është qëlluar me 7 plumba.

Ngjarja ka ndodhur midis Vittorias dhe fraksionit Pedalino të Comiso.

Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

39-vjeçari ishte i ligjshëm në territorin italian dhe me leje qëndrimi të rregull.

Policia ka rrethuar vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Sakaq identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur nga mediet italiane./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!