Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Lezhë/ Arrestohet punonjësi i policisë, shoqëronte  Merando Nikulaj

schedule19:26 - 2 Shkurt, 2026

schedule 19:26 - 2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës ndaloi punonjësin Besart Kovaçi, pjesë e patrullës së përgjithshme në policinë vendore të Lezhës, për veprën penale “shpërdorim detyre”, në lidhje me ngjarjen në Rrilë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci.

Sipas informacioneve të marra nga ‘AbcNews’, Kovaçi ndodhej brenda berberhanes gjatë atentatit dhe qëlloi me armën e shërbimit në drejtim të autorëve.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Kovaçi ishte shoqëruar nga Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit.



Në ambientet e berberhanes u gjetën 16 gëzhoja pistolete, nga të cilat disa dyshohet se i përkasin armës së përdorur nga Kovaçi. Një gëzhojë tjetër që nuk i përket të njëjtës armë të efektivit ka ngritur dyshime për përdorimin e një armë të dytë në këtë shkëmbim zjarri.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy automjete që mbërrijnë përpara berberhanes, një Audi dhe një Passat.

Nga mjetet, zbresin 7 persona, dy me kallashnikov, por edhe 3 të tjerë që duket se kanë armë zjarri.  Në drejtim të berberhanes u qëlluan mbi 30 plumba, tre prej të cilëve plagosën Sokol Dacin.

Policia dyshon se I plagosur mund të ketë ngelur edhe Merando Nikulaj, pasi shihet në pamjet filmike duke u larguar me vështirësi.  Uniformat blu po kryejnë kontrolle për ta gjetur atë.

Sipas hetuesve, të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë 4 shtetas, të cilët dyshohet se janë nga fisi Ndoka.  Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!