Atanda largohet përfundimisht nga Partizani

schedule19:39 - 26 Qershor, 2019

schedule 19:39 - 26 Qershor, 2019

Pas largimit të mbrojtësit Atanda, një tjetër lojtar është me valixhet në duar. Bëhet fjalë për sulmuesin Jasir Asani për të cilin ka një interes nga kampionati hungarez.

Pas zyrtarizimeve të dy mbrojtësave të krahut, nga skuadra e Partizanit vjen largimi i parë në repartin difensiv. Atanda nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi nigerian ka gjetur akordin me skuadrën izraelite të Hapol Saba që është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit izraelit duke i dhënë fund aventurës tek kampionet në fuqi të Shqipërisë.

25-vjeçari aktivizohej prej 4 sezonesh me skuadrën e Partizanit dhe ishte një titullar i padiskutueshëm. Atanda ka luajtur më parë edhe me skuadrën e Apolonisë së Fierit kur ishte vetëm 19 vjeç dhe spikati me paraqitjet e tij duke bërë kapërcimin e madh tek skuadra e Partizanit.

Në Izrael, Atanda do të fitojë shifra të majme ku duke përfshirë edhe bonuset, fitimet mujore arrijnë shifrën e 8 mijë eurove. Mbetet për t’u parë nëse Partizani do të vendoset në kërkim të nje futbollisti për të plotësuar hapësirat e lëna bosh nga Atanda.

Të kuqtë janë në prag të ndeshjes kualifikuese të Champions League ndaj Karabak dhe skuadra nuk ka shumë kohë për t’u kompletuar. Pas Atandës, një tjetër yll është drejt largimit. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Jasir Asani i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me skuadrën e Partizanit.

Asani arriti të shënonte 8 gola me të kuqtë dhe për shërbimet e tij interes ka shfaqur skuadra nënkampione e Hungarisë, Mol Vidi e cila ofron plot 550 mijë euro për kartonin e futbollistit. Oferta pritet të tundojë jo pak drejtuesit e Partizanit të cilët mund të lënë të lirë lojtarin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!