Sa do të donin ta përsërisnin këtë gjë. Atalanta e ka provuar një herë shijen e trofeut kontinental, ndonëse jo Championsin, dhe ndoshta më I lumturi dy vjet më parë ishte Berat Gjimshiti.
Gjithsesi, kapiteni i finales së Ligës së Europës ndaj Leverkusenit, dhe shokët e tij do të kenë sonte një nga ato duele që cilësohen të pamundur.
Përballë, në orën 21:00 në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve do të jetë Bajerni i madh i Mynihut.
A thua do të përsëritet mrekullia që ndodhi ndaj Liverpulit?
Të shohim, ndërsa kapiteni i kombëtares u stërvit normalisht, pasi luajti vetëm 3 minuta në fundjavë në Serinë A.
Sipas mediave, Gjimshiti pritet titullar.
Gjithsesi, trajneri Paladino ka shqetësime pasi 4 lojtarë nuk luajnë, Ederson, Raspadori e De Keteler janë të dëmtuar dhe Skalvini I pezulluar.
Po Bajerni?
Bavarezët kanë edhe lajme të mira, edhe të këqija.
Kapiteni I Anglisë, dhe sulmuesi kryesor, Harri Kejn, u kthye nga dëmtimi pasi mungoi në fundjavë, por kapiteni Manuel Nojer është jashtë.
Po ashtu, mesfushori I rëndësishëm Musiala si dhe Ito, ndërsa Dejvis pritet ta nisë nga stoli.
Kampionia e Gjermanisë është favorite e madhe me kuotën për fitore 1.63, ndërsa fitorja e Atalantës jepet nga 4.25 deri në 4.75.


