Atalanta e qartë në merkato, piketon yllin e rivalëve direkt

schedule17:59 - 7 Korrik, 2020

schedule 17:59 - 7 Korrik, 2020

Atalanta tashmë nuk është më një surprizë në kampionatin italian. Të besuarit e Gan Piero Gasperinit renditen në vendin e katërt në renditje, me vetëm një pikë më pak se Interi i vendit të tretë, si dhe janë kualifikuar për në raundin e 1/8 në Champions League. Bergamaskët priten të zhvillojnë një merkato të mirë, ku do të kërkojnë të qëndrojnë në këto nivele.

Sipas raportimit të “SportItalia”, Atalanta ka piketuar mesfushorin e Interit, Antonio Candreva. Italiani shikohet si personi i duhur për t’i dhënë më shumë eksperiencë ekipit. Anësori i zikaltrëve numëron 3 gola dhe 7 asiste në këtë sezon me Interin, ku nuk ka qenë titullar në formacionin e Contes.

33-vjeçari e ka shprehur dhe më parë dëshirën për ta mbyllur karrierën në “San Siro”, por tekniku i interistëve ka të tjera plane. Candreva pritet të jetë një nga shumë largimet që Antonio Conte pritet të bëjë në sezonin e ardhshëm dhe ndoshta mund ta shikojmë sezonin tjetër të luajë në Bergamo. /abcnews.al