Atalanta e mbyll me humbje, Fiorentina mund “Bergamaskët” në sfidën e fundit të sezoni

schedule20:16 - 2 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 2 Qershor, 2024

Ishte padyshim një sezon spektakolar. Sfida Atalanta-Fiorentina, e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, pasditen e kësaj të diele uli  siparin” e sezonit 2023-2024, me dy skuadrat që luajtën ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e elitës së futbollit italian, Serie A, me takimin, që rezultoi shumë i luftuar, teksa ishte skuadra e Vincenzo Italiano ajo e cila festoi në fund.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 6’-të nga “bomberi” italian Andrea Belotti, por vetëm 6 minuta më pas Lookman barazoi për vendasit. Në minutën e 19’ Gonzalez riktheu “Violët” në avantazh, teksa Scalvini barazoi për skuadrën e Gasperini në minutën e 32’-të.  Pjesa e parë, por edhe e gjithë ndeshja u mbyll me golin e Belotti-t në minutën e 45+1’, pasi fraksioni i dytë nuk solli gola të tjerë.

Pas kësaj ndeshje vjen edhe verdikti final i renditjes, me “Bergmaskët” e Atalanta, që e mbyllën sezonin në vendin e 4-t me 69 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se “Kuqeblutë” e Bologna, ndërsa “Violët” e Fiorentina e mbyllën sezonin në vendin e tetë me 60 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!