Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ata që i futën thikën pas shpine, sot janë servilat e Berishës”, Hoxha: PD, të kthejë vëmendjen tek njerëzit!

schedule20:54 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 20:54 - 4 Dhjetor, 2025

Anëtari i kryesisë së PD Indrit Hoxha komentoi për ‘Real Story’ situatën politike brenda selisë blu. Hoxha tha se Partia Demokratike ka dy probleme: i pari konsiston në ata persona që dikur i kanë future thikën pas shpine PD-së, sot janë servilat e Berishës.

Problemi i dytë sipas Hoxhës është Kodi Zgjedhor. Sipas tij, PD duhet të kthejë vëmendjen tek njerëzit dhe të dëgjojë çdo njeri.

Politika një ditë je hero, një ditë je armik. Problem që ka PD sot nuk është pse doli Salianji. PD ka dy probleme, e para ata që i kanë futur thikën pas shpine PD-së sot janë servilat e tij më të mëdhenj që të vrasin për Berishën.

Nëse rregullojmë Kodin Zgjedhor do kemi më pak servile në parti. Unë jam produkt i votës në PD. Nuk është i vetmi Salianji që ka bërë burg, është një padrejtësi që i ka bërë. Pavarësisht se e vendos drejtësia. Mariglen Doçi që ka qenë kandidat për forumin ka bërë disa muaj burg për protestat e partisë. Kam pasur një procedim penal në 2015 dhe gjyqi im ka përfunduar para një muaj për të marrë pafajësinë.

Jam arrestuar mbi 20 herë për protesta, por nuk është se kemi bërë ndonjë heroizëm të madh. Ke Berishën që ka qenë më shumë se një vit në arrest shtëpie, ke Metën që është harruar në burgjet e këtij vendi. Rigels Muçollari ka bërë burg bashkë me mua. Ka dhe shumë të tjerë që janë arrestuar dhe kanë sakrifikuar. E mira është që PD duhet të kthejë vëmendjen tek njerëzit e të dëgjojë çdo njeri.

Askush nuk e vë në diskutim lidershipin e Berishës në parti. Çdo njeri që del e sfidon nuk fiton!”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!