Monika dhe Iliri kanë pasur shumë përplasje me njëri-tjetrin. Raporti i ngushtë që kishin në fillim duket se është krisur duke ia lënë vendin ironive dhe debateve mes tyre. Arjola është banorja që është munduar t’ju qëndrojë pranë duke qenë se ka miqësi me të dy.
Së fundmi, Arjola ka biseduar me Einxhel lidhur me raportin e tyre. Ajo thotë se është munduar të zgjidhë situatën e krijuar mes tyre dhe se tashmë ka hequr dorë.“Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate.
I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”, tha ajo. /abcnews.al