Astronomët bëjnë zbulimin e pazakontë që sfidon teorinë se si formohen planetët

schedule18:27 - 26 Janar, 2021

schedule 18:27 - 26 Janar, 2021

6 ekzoplanetë që lëvizin në një “vallëzim ritmik” ndërsa orbitojnë yllin e tyre janë zbuluar në një sistem 200 vite dritë nga Toka. Studiuesit përdorën teleskopin hapësinor CHEOPS të Agjencisë Evropiane të Hapësirës për të zbuluar formacionin e pazakontë shpjegues, i cili mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si formohen sistemet, sipas Daily Mail.

Astronomët e Universitetit të Shën Andrews zbuluan se pesë nga gjashtë planetët janë mbyllur në një ritëm harmonik, ku orbitat e tyre përafrohen në një model të qëndrueshëm me njëri-tjetrin. Planetët e jashtëm të sistemit TOI-178 kanë formuar një ‘rezonancë’ – një lloj harmonie ku planetët tërheqin rregullisht njëri-tjetrin, shkruan abcnews.al.

Dendësia e planetëve në sistem është gjithashtu e pazakontë – në Sistemin Diellor planetët e dendur shkëmborë janë më afër Diellit, të ndjekur nga gjigandët më të lehtë të gazit. Në rastin e sistemit TOI-178, një planet i dendur, i ngjashëm me Tokën, është afër një planeti me gjysmën e dendësisë së Neptunit, ndjekur nga një i ngjashëm me Neptunin.

Sipas ekipit, kjo skenë e pazakontë dhe rezonanca orbitale sfidon atë që dihet mbi mënyrën se si formohen sistemet planetare. Shkencëtarja e Projektit ESA Kate Isaak tha: “Është hera e parë që ne vërejmë diçka të tillë. Në disa sisteme që njohim me një harmoni të tillë, dendësia e planetëve zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme ndërsa largohemi nga ylli.” /abcnews.al