Arkitekti kosovar, Astrit Nixha, fiton edhe një çmim tjetër në fushën e dizajnit. Kësaj here, ai nderohet me vendin e tretë në SHBA me projektin e qendrës kulturore të Klan Kosovës.
Është Astrit Nixha arkitekti kosovar.
Në ridizajn, ai po arrin të renditet në majat e arkitekturës botërore.
Më25 Maj, Nixha fitoi vendin e tretë në këtë kategori në International Design Awards që mbahet në Amerikë.
Është një nga evente më të larta të kësaj fushe dhe Nixha u paraqit me dizajnin arkitekturor të Qendrës Kulturore Klan Kosova
Nixha beson se suksesi i tij ka qenë tek ideja e përdorimit të materialeve natyrore të riciklueshme.
Tullat e murosura me baltë, e thuprat e vendosura në disa pjesë të murit, si dhe degët në sipërfaqen e tavanit janë vetëm disa nga veçantitë e dizajnit.
Për akustikë janë keto panele, që përdoren edhe për ndriçim.
Astrit Nixha është diplomuar për arkitekturë në universitetin e Prishtinës, Kosovë. Me një eksperiencë prej më shumë se 25 vjetësh në arkitekturë dhe menaxhim, drejton zyrën Anarch që themeloi në vitin 2004.
Ai fillimisht eksperimentoi arkitekturën, sidomos në ripërdorim të pështatshëm, duke përdorur periudhën e shekullit 21 dhe principet e saj, si riciklimi dhe ripërdorimi.
Përtej logjikës tektonike në punimet e tij, mënyra e kombinimit të materialeve, mjeteve dhe dritës, tregojnë një tjetër fushë interesi që ai po eksperimenton në arkitekturë. Ai është vlerësuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare për projektet e tij./abcnews.al