Associated Press: Në Birmani gratë rohingya përdhunohen sistematikisht

schedule11:30 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 11:30 - 11 Dhjetor, 2017

Sipas investigimeve të bëra nga Associated Press, gratë rohingia në Birmani përdhunohen në mënyrë sistematike nga ushtarët. Viktimat janë të moshave nga 13 deri në 35 vjeç.

Përdhunimet e grave Rohingia nga ana e ushtrisë së birmanisë kryhen në mënyrë sistematike. Përfundimi dramatik është arritur nga një hetim i Associated Press që ka intervistuar 29 mes grave dhe vajzave që kanë mundur të arratisen në Bangladesh.Viktimat janë të moshës 13 deri në 35 vjeç.

Viktimat e dhunës seksuale kanë treguar për agjencinë e lajmeve se ushtarët veprojnë disa orë pas perëndimit të diellit. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si një spastrim etnik atë që po ndodh në minoritetin musliman në vendin me mazhorancë budiste.

Disa nga vitkimat e dhunës seksuale pranuan se kanë mbetur shtatzënë me agresorët e tyre, ndërkohë që të gjithë familjarët e gjinisë mashkullore të tyre rezultojnë të vrarë, ose të zhdukur./abcnews.al