“Aspak frikë, duam fitoren me Bayern Munchen”, kapiteni karikon Atleticon

schedule17:19 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 21 Tetor, 2020

Bayern Munchen-Atletico Madrid është sfida më e fortë e mbrëmjes së sotme në Champions League. Kampionët në fuqi të Hans-Dieter Flick janë favoritë, por spanjollët mbetën një ndër kundërshtarët më të vështirë për t’u mposhtur.

Kapiteni i “Colchoneros”, Koke karikon shokët e skuadrës përpara duelit prestigjioz dhe kërkon të kthehet me tre pikë nga transferta bavareze. “Ne gjithmonë zbresim në fushë për të fituar. Kjo ndodh në çdo fushë, përballë çdo kundërshtari dhe në të gjitha kompeticionet.

Të njëjtën gjë do të tentojmë edhe në Mynih kundër Bayernit. Champions League është një nga objektivat tanë, duam të bëjmë sa më mirë në këtë turne, duke i marrë ndeshjet një nga një. I kemi kartat në rregull për t’i bërë keq kampionëve në fuqi.

Shpresojmë t’i japim fund ecurisë pozitive të kundërshtarëve. Sigurisht që Bayerni është një nga favoritët kryesorë për fitimin e Champions, por ne jemi të vetëdijshëm për forcën dhe qëllimet tona“, deklaron mesfushori spanjoll. /abcnews.al