“Asociacioni të diskutohet me SHBA”, analistët mirëpresin propozimin e Presidentes Vjosa Osmani

schedule15:19 - 1 Tetor, 2023

schedule 15:19 - 1 Tetor, 2023

Propozimi i Presidentes së Kosoves Vjosa Osmani për hartimin e nje draft-statuti mbi themelimin e Asociacionit te Komunave me Shumice Serbe ne bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë mbështetjen e analistëve dhe njohësve të procesit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Analistet mendojne se Washingtoni duhet te garantoje një formule qe do te lejoje Serbet e Veriut te vetorganizohen, por njëkohesisht serbet duhet te detyrohen të zbatojne ligjet e Republikes se Kosoves.

Arben Fetoshi, profesor i Universitetit te Prishtines u shpreh për Kosova Press se Kryeministri i Kosoves Albin Kurti duhet te kete komunikim intensive me perfaqesues te Larte te SHBA-ve per Asociacionin.

Ajo ç’ka na duhet tani është një komunikim intensiv i kryeministrit Kurti me aleatët, me zotëri Escobar në radhë të parë për t’i siguruar garancionet që Asociacioni të mos jetë mekanizëm që e paralizon funksionimin e Kosovës. Ju e dini se kemi marrë vazhdimisht garanci nga ana e ShBA-së që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe asociacioni s’do të jetë nivel tjetër i pushtetit në Republikën e Kosovës dhe mbi këtë bazë qeveria jonë duhet të lëvizë në drejtim të draftimit të statutit të Asociacionit në përputhje me vizionin e prezantuar nga kryeministri në mënyrë që pastaj presioni të zhvendoset mbi Vuçiçin.”

Analisti Politik Artan Muhaxhiri thote se Prishtina zyrtare duhet te ofroje propozime dhe një pozicion te qarte mbi mënyrën si e sheh themelimin e Asociacionit brena kornizes kushtetuse dhe Ligjore te Republikës së Kosovës.

Në momentin që pala kosovare do të dëshmohet si bashkëpunuese edhe këto presione do të largohen. Gjithsesi nuk duhet të harrohet në asnjë moment që Asociacioni është pjesë esenciale e marrëveshjes finale. Pa garantimin e situatës së pakicës serbe në Kosovë, pas arritjes së marrëveshjes finale, pas një lloj njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë asnjë mendim ose ide për përfundim të suksesshëm të dialogut.”

Pertej Propozimit te Presidentes Vjosa Osmani, Levizja Vetëvendosje dhe deputetja e kësaj lëvizje Fitore Pacolli mbetet kritike mbi themelimin e Asociacionit, pasi sipas tyre Serbia po e perdor atë si një kusht ne mënyrë qe te mos zbatoje pika te tjera të marrëveshjes se Brukselit dhe asaj te Ohrit.

Tani kemi kushtëzimin nga Serbia e cila thotë Asociacioni fillimisht tani dhe për të tjerat shohim. Ne si qytetarë të Kosovës, si deputetë, si politikan kemi mjaft mësime nga e kaluara dhe e dina se çfarëdo hapa që marrin përfaqësuesit e Serbisë nuk munden me qenë hapa të drejtë dhe munden me pa situatën njëanshëm. Qëllimi i tyre është që të shtyjnë për Asociacion dhe hapat të tjerë të marrëveshjes të mos realizohen kurrë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!