“Asnjëherë nuk e harroi Kosovën”, Lajçi: Vepra e Kadaresë është një testament për orientimin e shqiptarëve

schedule16:38 - 3 Korrik, 2024

schedule 16:38 - 3 Korrik, 2024

PRISHTINË- Kombi shqiptar përcolli mes dhimbjes dhe lotëve në banesën e fundit kolosin e letrave, Ismail Kadarenë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në moshën 88-vjeçare.

Trupi i gjeniut të letrave prehet në varrezat e Tufinës në Tiranë. Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Lulëzim Lajçi, u shpreh se humbja e Kadaresë ishte lajm shikues për kombin shqiptar.

“Ishte lajm shokues vdekja e Ismail Kadaresë. Ai ka qenë ngushtësisht i lidhur me historinë dhe popullin e Kosovës dhe kontributi ka qene I jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij. Ai asnjëherë nuk e harroi Kosovën. Edhe kjo pavarësi që ne e kemi, dhe e gëzojmë sot, padyshim që një kontribut të jashtëzakonshëm e ka Ismail Kadare”, theksoi ai.

Ai theksoi se Kadare dha kontribut të jashtëzakonshëm  për Pavarësinë e Kosovë, sidomos në Konferencën e Rambujesë në Francë.

“Kontributi jetik për fatin e Kosovë unë e lidhi me Konferencën e Rambujesë, në vitin 1999”, u shpreh ai.

Sipas tij, vepra e Kadaresë do duhet të shërbejë si “testament” për rrugën dhe orientimin që duhet të ndjekë kombi shqiptar.

“Jo vetëm që ishte i madh, por unë mendoj se do jetë i madh edhe në të ardhmen. Ka afirmuar popullin shqiptar dhe historinë tonë. Ka dhënë një vizion se si do shkohet përpara. Vepra tij është një lloj testamenti, që duhet të merret parasysh se nga duhet të  drejtohen shqiptarët në çdo pikëpamje, si kulturore ashtu dhe politike”, theksoi ai.

Ai u shpreh se Kosova duhet ta nderojë Kadarenë me një shtatore në Prishtinë.

“Ismail Kadare duhet të këtë një shtatore në Prishtinë, për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë jetës. Nga konferenca e Rambujesë dhe këtej, ai mesazh vlen dhe sot, të kemi qasje perëndimore, të ruajmë marrëdhëniet me miqtë tanë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!