Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, 8 raste të reja

schedule15:16 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 15:16 - 13 Dhjetor, 2021

Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 323.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!