Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
25 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.
Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.
Në total numri i rasteve aktive është 323.