Albin Kurti sfidon sërish vendet e QUIN-it, kësaj here lidhur me vendimin që Qeveria së tij për mbylljen e televizionit Klan Kosova.
Pasi Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët thane se mbyllja e Klan Kosovës është një vendim jo proporcional dhe se nuk mund të cënohet liria e shprehjes, Albin Kurti mendon sërish se ky vendim I qeverise së tij nuk ishte një gabim.
“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti kryesor i të cilave është media si dhe 114 kompani të licencuara audio-vizuele. Zbatimi i rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore, ‘jo teknikalitet’. Zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk e kërcënon pluralizmin medial”.
Kryeministri i Kosovës i cili mbron vendimin për mbylljen e medias më të madhe në vend kërkon të heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se organe që marrin vendime të tilla nuk qëndrojnë në zyrën e tij .
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat kete te premte.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”./abcnews.al


