“Asnjë prapaskenë me Sadikun! Ja situata me Grezdën dhe Xhakën”

schedule23:55 - 21 Nëntor, 2019

schedule 23:55 - 21 Nëntor, 2019

Taulant Xhaka dhe Eros Grezda nuk ishin as në grumbullimin e fundit të Shqipërisë. Ervin Bulku, pjesë e stafit të kombëtares, në emisionin “Pressing” në ABC News, sqaroi çfarë ka ndodhur me dy lojtarët e mësipërm.

“Nuk ka ndodhur asgjë me Xhakën dhe Grezdën. Ai nuk mund të komunikojë me trajnerin, nuk di italisht, veç gjermanisht dhe anglisht. Trajneri përmes meje dhe Salihit komunikon me lojtarët që nuk dinë italisht. Xhaka më dërgoi ‘sms’ dhe më tha që kam një problem prapa në kofshë. Vendosëm të qëndronte te skuadra, të bënte terapi”, tha Bulku.

Më tej ai flet edhe për Grezdën, duke thënë se nuk ka një çështje as me gjakovarin. Gjithsesi, pretendimet për formacionin përbëjnë një çështje. “Grezda ka qenë me ekipin kombëtare. Trajneri e vendosi në një pozicion ku mendonte ai. Pretendonte formacionin dhe më pas u largua”, shtoi ish-mesfushori.

Më tej ai ka folur edhe për mbrojtësin Tomas Guidara, si dhe për sulmuesin Armando Sadiku. “Ka pasur interes kur ishte Panucci për Guidara. Kërkoi takim me lojtarin, por nuk u arrit për shkak se ishim në grumbullim. E kemi nën vëzhgim, nuk ka dokumentacionin e duhur akoma”, u shpreh Bulku.

Në lidhje me sulmuesin elbasanas, ndihmësi i trajnerit Edoarda Reja: “Herën e fundit Sadiku ishte i dëmtuar. Sot ka folur dhe ka thënë që i ka kërkuar leje trajnerit. Nuk ka prapaskena fare. Ishte në listë pritje fillimisht, një zgjedhje teknike e trajnerit”.  /abcnews.al