Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit me 107 persona në bord

schedule14:46 - 22 Maj, 2020

schedule 14:46 - 22 Maj, 2020

Një avion me 107 persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar në Pakistan  duke u marrë jetën të gjithë personave në bord.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për mediat se avioni që ishte nisur nga Lahore kishte tentuar tre herë që ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah përpara se të rërzohej në zonën e banuar.

Piloti i kishte thënë kontrollit të trafikut ajror se kishte humbur një nga motorët ndërsa bëri një thirrje të fundit për ndihmë përpara se të rrëzohej.

Kryebashkiaku i Karachi-t konfirmoi se të 99 pasagjerët dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Shtëllunga tymi u ngritën në qiell pasi aeroplani i Pakistan International Airlines u përplas në zonën e mbipopulluar të Model Colony që është dy milje larg nga aeroporti. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e avionit në të gjithë zonën, ndërsa spitalet po përgatiten për të plagosur.

Avioni ishte duke fluturuar nga Lahor për në Xhenah, fluturim që zakonisht zgjat 90 minuta, përpara se të rrëzohej në zonën Model Colony. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!