Asnjë humbje jete nga COVID, sa qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit

schedule17:28 - 7 Prill, 2022

schedule 17:28 - 7 Prill, 2022

Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 24 orët e fundit kanë janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.

461 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (07 Prill 2022)

Raste të reja ditore           53

Të shëruar në 24 orë        53

Të shtruar në spitale        12

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   1075

Testime totale               1,784,345

Raste pozitive                   274,108

Raste të shëruara              270,155

Raste Aktive                            461

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             251

Vlorë               56

Fier                  45

Gjirokastër      29

Elbasan           21

Korçë               15

Berat                14

Durrës              12

Kukës               6

Shkodër             6

Lezhë                 6

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!