Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Asnjë hetim për mësuesin/ U predikonte nxënësve vetëvrasjen, ministria nuk çon në prokurori

schedule15:17 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:17 - 11 Shkurt, 2026

“Më ka thënë jam hedhur nga ballkoni e kam provuar dhe vetë dhe jam ringjallur, prandaj jam këtu ku jam. Na e tha në orë të mësimit, na vuri dhe muzikë”, tha një vajzë.

Ministria e Arsimit nuk do t’i përfshijë organet hetimore për të zbardhur këto akuza të rënda  në drejtim të mësuesit të anglishtes Dritan Zaimi në  shkollën  publike 9-vjeçare “Gustav Mayer”  në Tiranë.

Aktualisht do të mjaftohet vetëm me largimin nga puna. Masë që Abc News ka mësuar se mësuesi nuk e ka ankimuar. Burime i thanë  Abc News se ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.



Organi i akuzës në Tiranë dhe policia gjithashtu konfirmojnë për Abc News  se nuk kanë nisur hetim kryesisht për mësuesin e anglishtes.

Pavarësisht  se sipas ligjit shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara para ankesës se bërë nga dy prindër  nxënës të arsimit   9 vjeçar  tek “Gustav Mayer” merrnin mësime të tilla.

Vetëm pasi prindërit  iu drejtuan drejtorisë së shkollës  ajo bashkë me shërbimin psikosocial  hyri në orën e anglishtes. Sipas ministrisë së Arsimit  ato administruan materiale të përdorura gjatë procesit mësimor dhe  ndoqën procedurat deri në ndërprerjen e njëanshme të kontratës së punës me mësuesin e anglishtes Dritan Zaimi.

Për ngjarjen Abc News kërkoi të komunikonte me drejtoreshën e shkollës “Gustav Mayer”, por ajo nuk pranoi të fliste. Ndërkohë që  situata lë të hapur mundësinë   rikthimit të këtij mësuesi në  institucionet arsimore, ajo nxjerr  në pah nevojën për monitorim real të orëve mësimore nga drejtuesit e shkollave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!