Asllani, takim me historinë/ Mesfushori kuqezi do luajë finalen e dytë të Champions në karrierë

schedule12:42 - 30 Maj, 2025

schedule 12:42 - 30 Maj, 2025

Kristjan Asllani do të bashkohet i fundit në grumbullimin e kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjen e qershorit kundër Serbisë dhe Letonisë.

Mesfushori ka një arsye të fortë për këtë vonesë, pasi më 31 maj do të jetë në Mynih, I impenjuar me Inter në finalen e Champions League kundër Paris Sent Zhërmen.

Kjo është hera e dytë në karrierën e futbollistit shqiptar që ngjitet në skenën më të madhe të futbollit europian për klube pas finales së humbur në Stamboll kundër Manchester Siti në vitin 2023.

Me paraqitjen e atëhershme, Asllani u bë shqiptari i parë që luan një finale të Champions.

Por nëse këtë herë arrin të fitojë me Inter, atëherë do të shkruante një tjetër faqe të historisë, si i pari që arrin të ngrejë lart trofeun e Champions League.

Në finalen kundër Paris Sent Zhërmen, Kristjan Asllani nuk ka thuajse asnjë shans që ta nisë nga fillimi, ndërsa shpreson që të marrë minuta si zëvendësues.

Kjo ka ndodhur thuajse gjatë gjithë këtij sezoni me Inter në Champions League, ku mesfushori shqiptar është kativizuar në 7 ndeshje, duke mbledhur gjithsej 334 minuta.

Por këto janë vetëm statistika, titullar apo zëvendësues, asgjë nuk do të mbahej mend. Nëse Inter fiton, emri I Kristjan Asllanit do të shkruhej si të gjithë të tjerët në librin e artë të Champions League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!