Asllani “shkelmon” kritikat/ Reagim i fuqishëm i shqiptarit pas kritikave

schedule12:49 - 20 Janar, 2025

schedule 12:49 - 20 Janar, 2025

Ja pra që nuk qenka për t’u hedhur poshtë.

Ndodh që edhe media sportive më e shquar dhe e cilësuar si më objektive në Itali, “La Gazeta delo Sport”, gabon, siç po duket në rastin e Kristian Asllanit.

Edhe pse kjo e përditshme shkruajti se Interi duhet të gjejë një tjetër zëvendësues për Hakan Çalhanoglunë, mesfushori shqiptar tregoi se mund ta mbajë me sukses fanelën zikaltër.

Në përballjen e Serisë A ndaj Empolit në “San Siro”, ylli kuqezi ishte ndër protagonistët kryesorë, dhe njëri nga ata që kontribuoi më shumë në fitoren 3-1.

Shërbeu me pasimet e tij kapitenin Lautaro Martinez dhe të tjerët, ndërsa direkt nga goditja e këndit dha asistin e golit të dytë të shënuar nga Damfris.

“Sofaskor” e ngjit në piedestal, me notën e mrekullueshme 8.3, vlerësim që nuk merret lehtë, ndërsa më I mirë doli vetëm Nikolo Barela me 8.4.

“Skaj Sport” I jep notën mjaft të mirë 6.5, I lënë prapa vetëm nga shënuesit Lautaro Martinez dhe Denzel Damfris.

Edhe “Eurosporti” nuk e harron aspak, dhe I vendos një 6.5, po aq sa Barela apo Mkitarian, ndërsa më të mirët për median kontinentale ishin Lautaro Martinez dhe Damfris.

E vërteta është që shqiptari nuk ka zhgënjyer plotësisht, dhe se nuk është larg vlerësimit mesatar të ekipit këtë sezon në Serinë A.

Fitorja ndaj Empolit u arrit me gola të shënuar nga Lautaro Martinez në 55’, Damfris në 79’ dhe Markus Turam në minutën e parafundit, ndërsa Empoli ngushtoi diferencën përkohësisht në 1-2 falë rrjetës së realizuar nga Espozito.

Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, këtë herë nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij që të shmangte humbjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!