“Askush të mos vije për lek te Partizani, Daja kërkoi fushë e jo goleador”

schedule11:37 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:37 - 10 Gusht, 2020

Olsi Rama, drejtori i Partizanit, ishte sot krah Ilir Dajës. Gjatë prezantimit të trajnerit, ai u pyet për çështje të ndryshme dhe më të prekshmet janë merkato dhe shtëpia e re e “demave”. Ai theksoi se pret që t’u hiqet dënimi nga FIFA, ndërkohë që nuk e tremb edhe vijimi i garës pa lëvizje në merkato. Madje e ka vlerësuar Dajën për punën që ka bërë te Flamurtari e Skënderbeu, që problemet i kanë pasur të shumta.

Rama u pyet edhe në lidhje me ofertat që kanë marrë nga Kukësi, lojtari si Bruno Telushi dhe Alban Hoxha. “Nuk më shqetëson fakti që i kërkon Kukësi. Më kënaq fakti që kemi lojtarë të mirë. Duhet të jetë zgjidhja e lojtarëve të jenë te Partizani. Duhet të vijnë se gjejnë kushtet më të mira, respekt. Kemi vite që ndërtojmë një marrëdhënie respekti.

 

Kërkojmë maksimumin, pasi japim maksimumin. Kush vjen te Partizanit, të mos vijë se do të marrë më shumë lek, por të jenë të bindur se do të marrin atë që kanë të shkruar në kontratë. Normal do të marrin edhe më tepër, nëse arrihen objektivat. Ne jemi gati t’i ndihmojmë të bëjmë edhe hapin cilësor”.

“Shtëpia e re? Janë ngadalësuar ritmet e punimeve, prej pandemisë. Po tentojmë të bëjmë të tria fushat. Objektivi ishte shtatori, por duhej një shumë e madhe parash. Tani për tani po shikojmë mundësitë për fazën përgatitore. Nuk është e thjeshtë, prej rregullave të vendosura. Kemi parë edhe opsione në vend. Lojtarët duhet të punojnë fort.

Do krijojmë mundësitë më të mira, sa janë mundësitë. Stërvitjen te kompleksi mund ta nisim në fund të muajit shtator dhe të plotësojmë kërkesën e parë të trajnerit. Në vend të kërkojë një sulmues për gola, ka kërkuar një fushë me bar natyral. Shpresoj të jetë gati edhe stadiumi. Nuk e di datën e inaugurimit”, tha Rama në mbyllje. /abcnews.al