Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëhet sërish protagoniste në lojën politike të vendit. Ajo do t’i dërgoj të martën gjykatës më të lartë të vendit, komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Besim Kupina, zëdhënësi i presidencës konfirmoj për ABC News se “qëndrimi i Osmanit do të mbështetet mbi arsyetimin se askush nuk duhet të ketë të drejtën të bllokojë institucione” duke nënkuptuar se edhe në këtë rast Vjosa Osmani rreshtohet krahë Albin Kurtit dhe do të mbështesë veprimet e Vetëvendosjes për ta quajtur te konstituuar Kuvendin.
Ligjërisht ky proces ende nuk konsiderohet i mbyllur sepse pas zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, janë zgjedhur vetëm katër nënkryetar, dhe jo pesë siç parashikon ligji.
Çështja ka ngelur tek nënkryetari i listës Serbe, këta të fundit autore të kërkesës drejtuar organit më të lartë të drejtësisë në vend. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme përmes së cilës ndalonte deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime apo procedura që mund të çonin në formimin e Qeverise së Re.
Vendimi i Kushtetueses hyri në fuqi në 5 shtator dhe do të përfundojë në 30 shtator.
Gjithsesi Vetëvendosja ecën me ritme të tjera.
Gjate mbledhjes së asamblesë së Përgjithshme të partisë, Albin Kurti mori “bekimin” nga të vetët për të qenë mandatar për formimin e qeverisë së re, një skenar që po shtyhet në të gjitha format pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

