Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Askush si Erling Haaland/ Norvegjezi vendos rekord në Champions, që nuk e ka as CR7

schedule11:03 - 6 Nëntor, 2025

schedule 11:03 - 6 Nëntor, 2025

“Unë jam thjesht Erlingu”.

Kështu deklaroi me pafajësinë e një engjëlli, ndërsa sulmuesi me mbiemrin Haland në fanelë vazhdon të shënojë me ritëm kampionësh.

Ylli norvegjez vendosi një rekord të ri në Champions, duke kaluar edhe legjendën Kristiano Ronaldo, apo edhe një Mesi, Levandovski e Benzema.



Futbollisti I Mançester Sitit shënoi në ndeshjen e pestë radhazi në Champions për ekipin anglez, duke barazuar atë që kishte bërë tek Dortmundi dhe Salcburgu.

Pra, Haland ka shënuar në 5 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme.

Kësaj nu kia kishte dalë as CR7, rekordmeni I golave në Champions, që luajti për Mançester Junajtidin, Realin dhe Juventusin.

Këtë sezon, “viktima” të tij janë Napoli, Monako, Vijarreali dhe tani Borusia e Dortmundit.

Në total, 25-vjeçari ka 18 gola në 14 ndeshje këtë edicion për Sitin, duke e ndihmuar të ngjitet në vendin e dytë në Premier Ligë dhe në vendin e katërt në Champions.

Falë klasit të tij, është në 10-en e parë të shënuesve në Ligën e Kampionëve me 54 gola në vetëm 52 ndeshje, dhe mund ta thyejë rekordin e Ronaldos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!