Askush s’e kishte kuptuar, detaji që tregonte se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë

schedule07:38 - 16 Prill, 2021

schedule 07:38 - 16 Prill, 2021

Një ditë më parë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan ndarjes përmes një deklarate për Today ku shpreheshin se “kemi arritur në përfundimin se shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona.”

Thashemet për një ndarje qarkulluan prej javësh, por ata u fotografuan më pas duke u puthur. Megjithatë, detaje të tjera si mungesa e unazës së Jenniferit shtoi sërish dyshime. Por një postim që Rodriguez ka bërë konfirmonte ndarjen por që askush nuk e ka kuptuar. Ai publikoi një video me imazhe të shumta të tij, këngëtares dhe fëmijëve të tyre shoqëruar me këngën “Fix You” të Coldplay .

 

View this post on Instagram

 

A post shared by El cuchicheo® (@iamcuchicheo)

“Kur përpiqesh më të mirën, por nuk ke sukses; Kur merr atë që dëshiron por jo atë që të duhet; Kur ndihesh kaq i lodhur, por nuk mund të flesh; Dhe lotët vijnë në fytyrën tënde; Kur humbet diçka, nuk mund ta zëvendësosh; Kur e do dikë, por shkon keq; A mund të jetë më keq? “, thuhet në tekstin e këngës.

Alex gjithashtu etiketoi Jenniferin në postimin e bërë në Instagram. Duket se ndoshta Alex po iu jepte fansave një paralajmërim për atë që do të vinte. Sakaq, nuk dihet ende arsyeja e ndarjes, por ky lajm shokues në një kohë kur dyshja kishte planifikuar martesën, vjen pasi Rodriguez ka qenë në fokus të mediave për një romancë të mundshme me Madison LeCroy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!