“Askush nuk mendon për lojtarët, Champions e keqja e vogël”, Gundogan kritika UEFA-s

schedule20:00 - 22 Prill, 2021

schedule 20:00 - 22 Prill, 2021

Superliga e la në plan të dytë, por UEFA javët e fundit miratoi formatin e ri të Champions League, që hyn në praktikë prej sezonit 2024-2025.

Në këtë format 6 skuadra do të marrin pjesë të mbledhura në një grup të vetëm. Secila skuadër, në një lloj mini-kampionati në një grup sipas shortit, do të luajë dhjetë ndeshje: 5 në shtëpi dhe 5 jashtë.

Ekipet e renditura në tetë vendet e para do të kualifikohen direkt në raundin e 1/8-ve (duele me eliminim direkt si formati aktual), ndërsa ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në të pozicionin numër 24 do të luajnë play-off për të përcaktuar 8 ekipet e tjera të kualifikuara në raundin e 1/8-ve.

 

Në këto kushte skuadrave do i duhet të luajnë 4 ndeshje më shumë se formati aktual, pra nëse sivjet skuadrat finaliste luajnë 13 ndeshje, nga viti 2024 finalistët do të jenë të detyruar të luajnë 17 ndeshje.

Ilkay Gundogan, mesfushori i Manchester Cityt ka folur së fundmi në lidhje me këtë çështje dhe ka kritikuar UEFA-n për faktin se nuk mendojnë për lodhjen e lojtarëve prej numrit të madh të ndeshjeve.

“Me gjithë zhvillmet e Superligës së Europës në vazhdim, a mund të flasim gjithashtu për formatin e ri të Champions League? Gjithnjë e më shumë ndeshje, a nuk mendon askush për ne lojtarët? Formati i ri i Champions League është vetëm e keqja më e vogël krahasuar me Superligën”, u shpreh Gundogan. /abcnews.al