Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Askush nuk beson që Ukraina do humbë luftën’, Kolonel Toçi: Rusia nuk ka forcë të pushtojë Donetskun 100 për qind

schedule21:35 - 20 Tetor, 2025

schedule 21:35 - 20 Tetor, 2025

Koloneli Çlirim Toçi komentoi për ‘War Report’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës Rusi-Ukrainë. Koloneli tha gjatë intervistës se Rusia nuk ka forcë të pushtojë Donetskun 100 për qind. Më tej, Toçi tha se populli dhe ushtria ukrainase kanë treguar një vendosmëri të palëkunduar gjatë periudhës së luftës.

“Rusia në pozicionin aktual nuk ka një forcë të pushtojë 100 për qind Donetskun. Është rajon strategjik nga ana ushtarake dhe ekonomike, pikë kyç e komunikimeve të korridoreve. Shërbimet inteligjente amerikane e kishin informuar Kievin se nëse do binte Donesku do kërcënohej Kersku. Është pikëpyetje nëse Rusia do të marrë këtë rajon dhe nëse Ukraina do fitojë luftën. Populli ukrainas kanë treguar një vendosmëri të palëkundur.

Ushtria ukrainase ka treguar vendosmëri dhe përshtatje në armatimet të dhëna nga vendet perëndimore ose jo. Sot bazohet nga ndihma e dhënë nga vendet e huaja, por një pjesë të saj e siguron vetë. Në perëndim mendojmë se nëse do të ketë një mbështetje nga perëndimi dhe vendet e BE dhe mund të fitojnë këtë luftë. Ukraina ka më shumë kualitet dhe aftësi në luftën e dronëve.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!