“Asist” nga Gazidis, Tare tenton t’i plotësojë ëndrrën trajnerit Inzaghi

schedule22:18 - 2 Prill, 2020

schedule 22:18 - 2 Prill, 2020

Igli Tare është një drejtor sportiv shumë i aftë. Vlonjati ka bërë një punë të mrekullueshme prej vitesh te Lazios, skuadra italiane që, përveç Juventusit, ka fituar më shumë trofe në vitet e fundit. Lojtarë që blihen lirë, rriten dhe shiten me shumëfishin e tyre. Inteligjenca dhe nuhatja e talenteve janë një ndër pikët më të forta të Tares.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për aftësinë për të negociuar dhe për të kuptuar se një “lojtar i vjetër” ka ende për të dhënë. Ideja e fundit quhet Alessio Romagnoli sipas Corriere dello Sport. Qendërmbrojtësi italian është ndër të paktët lojtarë që meriton të mbajë veshur fanellën e Milanit. Gjithsesi, edhe kapiteni do të largohet me shumë mundësi nga kuqezinjtë.

CEO i Milanit, Ivan Gazidis ka vendosur që rroga maksimale do të jetë 2 milion euro në sezon. Romagnolit i përfundon kontrata në vitin 2022, teksa përfiton 3.5 milion euro në sezon. Rinovimi do t’i kushtojë 1.5 milion më pak dhe e pamundur që lojtari të pranojë.

Tare dhe Inzaghi e shohin si përforcimin perfekt, trajneri ka vite që e cilëson si ndër më të mirët në rolin e tij. Tani vjen një “asist” nga Gazidis dhe Tare po përgatit ofertën e duhur për Milanin dhe vetë lojtarin. /abcnews.al

 

Alessio Romagnoli