Ashpërsohet retorika mes Zagrebit dhe Beogradit

schedule13:55 - 31 Gusht, 2019

schedule 13:55 - 31 Gusht, 2019

Incident mbi baza etnike në qytetin kroat të Kninit ku një grup serbësh u sulmua nga huliganë kroatë. Vendosja  para stadiumit të Cërvena Zvezdës në Beograd, e një tanku për të cilin u tha se nga ai ishte gjuajtur qyteti i Vukovarit, në vititn 1991,  ka në bërë që të ashpërsohet retorika mes politikanëve kroatë dhe atyre serbë.  Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviv tha se Kroacia nuk do të harrojë kurrë agresionin serbomadh që çoi në shpërbërjen e ish-federatës jugosllave.

Dhjetë ditë pas një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se i kishte kërkuar që politikanët kroatë të mos përdorin shprehjen ‘agresioni serbomadh’ kur është fjala për konfliktin e armatosur në fillim të viteve nëntëdhjetë në territorin e Kroacisë, në Zagreb, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq është përgjigjur duke duke ritheksuar këtë togfjalësh:

“Agresioni serbomadh, ka thënë ajo, është shënuar fatkeqësisht me gërma gjaku në historinë kroate”

“Jo që më kërkoi të mos e përmend agresionin serbomadh, por edhe m’u lut. Sikurse e shikoni, lutja nuk iu plotësua. Agresioni serbomadh është shënuar, fatkeqësisht, me gërma të përgjakura në historinë kroate. Ai është vetëm një regjim totalitar dhe duhet trajtuar si të tillë. Ai ka dështuar, ai është mundur” – deklaroi presidentja kroate për televizionin Kroat.

Ajo nënvizuar se kurrë më asnjë tank serb nuk do të hyjë në Vukovar, qytet ky që në luftën e vitit 1991 pësoi humbje të mëdha në njerëz e dëme materiale.

President Kolinda Grabar Kitaroviq, që përgatitet të hyjë në garën presidenciale edhe për një mandat tjetër, foli edhe për akuzat e ndërsjella mes Beogradit  e Zagrebit për rehabilitimin ushtarëve e të çetnikëve, nga koha e para Luftës së Dytë Botërore.

“Gjithsesi Kroacisë, nuk do t’i mbajë ligjërata, shteti i cili nuk është ballafaquar me historinë e vet. Shteti që jo vetëm nuk e ka njohur agresionin serbomadh dhe krimet e genocidin e kryer në emër të tij, shteti që edhe sot e kësaj dite i fsheh të dhënat për mbrojtësit dhe civilët e zhdukur kroatë. Për mua është një çështje vendimtare e marrëdhënieve ndërshtetërore. Kroacisë nuk do t’i mbajë ligjërata shteti i cili rehabilitoi çetnikët dhe regjimin fashist serb nga Lufta e Dytë Botërore“- tha presidentja kroate për Shërbimin Publik në Zagreb.

Ajo dënoi incidentin e para disa kohëve kur,  një grup huliganësh kroatë, u sulmuan nga disa serbë të cilët po ndiqnin një ndeshje futbolli ku luante skuadra serbe nga Beogradi.

Kolinda Grabar Kitaroviq shprehu dëshirën e Kroacisë për marrëdhënie të qëndrueshme me Serbinë, në interes të minoritet serb ne vendin e saj, por edhe të atij kroat në Serbi./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!