Belo kopjon Edin: Fasada të reja! Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ premton dhe ashensorë për pallatet e vjetra

schedule13:48 - 9 Maj, 2023

schedule 13:48 - 9 Maj, 2023

TIRANË – Belind Këlliçi ka vendosur të ecë në gjurmët e Edi Ramës. Megjithëse kreu i Partisë Socialiste u anatemua për vite të tëra rresht për fasadat e pallateve nga Sali Berisha, Belind Këlliçi pas 20 vjetësh, e ka rikthyer si premtim elektoral berjen e fasadave të pallateve të vjetra.

Këlliçi, ose Belo siç ka deshirë ai ta quajnë, ka premtuar dhe ashensorë për pallatet e vjetra, por pa sqaruar nëse do t’i bëjë dhe ato falas.

“A mendoni se është më mirë që bashkia e Tiranës, pas 14 majit, të vijojë të japë me qindra mijëra euro dhe me miliona euro çdo vit për apo të fillojë, pak nga pak, hap pas hapi, pallat pas pallati financimin për ndërtimin e ashensorëve të jashëm në pallatet e vjetra në mënyrë që t`i lehtësojë jetën gjithë komunitetit”

Nëse zgjidhet në krye të bashkisë, këtë plan Këlliçi do të nis ta implementojë nga njësia 8 e kryeqytetit. Projekti  i tij shkon edhe më tutje, te ngjyrosja e objekteve të banimit, një praktikë kjo që i njihet Edi Ramës, si kryebashkiak.

 “Pikësëpari duke ndërhyrë në gjithë suvatimin e pallateve duke patur një uniformitet, duke ndërhyrë në opsionin për të patur një termoizolim të pallateve për të krursyer energji. Po mbi të gjitha për të patur mundësinë për bashkëfinancimin bashkë me banorët.”

Këto premtime, thotë kanidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të sjellin lehtësira për qytetarët, përmirësim dhe ulje të kostos së jetesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!