Asgjësohet “mafia” shqiptaro-greke e burgut

schedule08:59 - 14 Shkurt, 2019

schedule 08:59 - 14 Shkurt, 2019

Autoritetet greke i kanë dhënë goditje vendimtare një grupi kriminal të përbërë nga shtetas vendas dhe shqiptarë, që vepronte në burgun e Koridalosit.

Në orët e vona të së mërkurës, ministria greke e drejtësisë ka njoftuar se vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhur ndërmjet tyre.

Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në tetor 2017.

Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji.

Hetimet e kryera nga shërbimi anti terror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 janar 2019.

Vrasja u krye me urdhër të njërit prej “kapove” shqiptarë të burgut, për shkak se ndihej i ofenduar prej Bakos. Vrasja ishte urdhëruar të kryhej brenda në qeli dhe jo në korridorin e burgut, ku u filmua nga kamerat e sigurisë.

I njëjti, tentoi t’i dedikohej një helmimi të qëllimshëm vdekja në burg e një shtetasi shqiptar, më 27 janar, me qëllim që të fajësohej për këtë një i burgosur grek, me të cilin ishte në konflikt.

Aktiviteti i grupit kriminal i grupit përfshinte trafik droge, gjobëvënie, trafikim parash të pista, si dhe blerje automjetesh, nxjerrje patentash, këto për llogari të pjesëtarëve të grupit që ndodheshin jashtë burgut.

Tre nga këta të fundit janë kapur në flagrancë para gjashtë ditësh, ndërsa po shantazhonin një avokat të njohur në Athinë, duke e kërcënuar me jetë, në këmbim të një shume prej 3.000 eurosh.

Gjatë ditës priten njoftime më të detajuara në një konferencë për shtyp. /abcnews.al

Gazetar: Robert Goro

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!