Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi

schedule12:22 - 6 Korrik, 2025

schedule 12:22 - 6 Korrik, 2025

SHKODËR- Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Policia thekson se janë proceduar penalisht të kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi.

Lënda narkotike u gjet në disa njësi administrative:

-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara kanabis.

-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara kanabis.

-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!