VAU I DEJËS- Në Vaun e Dejës janë asgjësuar 2100 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.
Droga kultivohej në ara të mbjella me misër, ndërsa në pranga përfundoi një 28-vjeçar.
Ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike. Sipas policisë i arrestuari është Samet Gjeta, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër./ abcnews.al