“Asgjë në kurriz të drejtësisë”, Manja: Secili organ të japë rezultate të prekshme për qytetarët

schedule10:53 - 10 Maj, 2024

schedule 10:53 - 10 Maj, 2024

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke folur për reformën në drejtësi, vlerësoi punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në aktivitetin që po mbahet në kuadër të Ditës së Drejtësisë, ministri tha se ata duhet ta shohin punën si një “detyrë patriotike” në kushtet kur qytetarët presin me vite të zgjidhin çështjet.

“Këto institucione të posaçme kanë prodhuar rezultate të prekshme. Vettingu në sistemin e drejtësisë nga magjistratë me probleme dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve apo puna e këtyre dy institucioneve ka marrë vëmendjen e shumë prej nesh dhe opinionit publik. Gjej rastin që në këto ditë të falenderoj organet e vettingut që po mbyllin me sukses punën për këtë proces më delikate të kësaj reforme. Kjo nuk mjafton të themi se reforma në drejtësi quhet punë e kryer. Duhet që çdo organ të ngrihet në lartësinë e detyrës vetëm me punën dhe rezultate konkrete. Reforma në drejtësi nuk është vettingu dhe SPAK por një asamble organesh që kanë dhënien e drejtësisë. Përgëzoj për punën e mirë që keni bërë në këto kushte specifike keni nevojë për besimin dhe përkrahjen e publikut dhe këtë duhet ta fitoni me punën dhe ndershmërinë tuaj.

Deri në plotësimin e vakancave me kolegë të rinj, duhet ta konsideroni punën për uljen e stokut të dosjeve një detyrë patriotike në kushtet kur qytetarët presin me vite të zgjidhin çështjet. Ky është dhe duhet të jetë thelbi i identitetit tonë si shërbëtor publik por nuk duhet të bëhet në kurriz të cilësisë së drejtësisë. Rrugëtimi evropian i Shqipërisë, përveç se shtron para nesh domosdoshmërinë e bërjes së detyrave të shtëpisë në përqasjen e legjislacionit me atë të BE, roli i organeve të drejtësisë është i pazëvendësueshëm. Një Shqipëri e denjë, pjesë e BE-së, kërkon konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ju keni kontributorët e punës për kapitullin e gjyqësorit.

Kam një falenderim për secilin prej jush për punën e mirë që keni bërë deri tani me konsolidimin e drejtësisë së re, për miqtë e pazëvendësueshëm të reformës në drejtësi, BE dhe SHBA, që janë me ne që nga fillimi i kësaj reforme. Ndërsa ftesa ime e sinqertë dhe e hapur është që të vijojmë punën e mirë që kemi bërë deri tani jo vtm si përgjegjësi ligjore por si borxh që ua kemi shqiptarëve dhe presim nga drejtësia që të bëjë drejtësinë e munguar prej kohësh.”, tha ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!